Ish trajneri i Barcelonës PepGuardiola do të përfitojë 17 milionë euro neto në sezon pas nënshkrimit me gjigandët gjermanë të Bayern Munchen duke u shndërruar në trajnerin më të paguar në botë. Aktualisht vendi i parë mbahet nga portugezi i Real Madrid, Jose Mourinho me 15,3 milionëeuro në sezon, shkruan e përditshmja sportive katalanase "Sport".
Pas tyre renditet tekniku i PSG, Carlo Ancelotti me 13,5 milionë, i cili ndiqet nga italiani tjetër i Guangzhou, Marcello Lippi me 10 milionë euro në sezon.
Më pas vijnë emra të njohur si Sir Alex Ferguson, Arsene Wenger, Guus Hiddink, Fabio Capello apo Tito Vilanova që fiton 7 milionë euro në sezon. /albeu.com/
No comments:
Post a Comment